Ahmeti krahason qeverinë Mustafa me atë të Milloshevicit dhe Sheshelit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan se, pushtetet kur humbin legjitimitetin demokratik fillojnë të përdorin dhunën, frikën, propagandën dhe masat e dhunshme.

Duke bërë krahasime me pushtetin e Sllobodan Milloshevicit, Ahmeti thotë se aktivistët e partive opozitare, me fokus në Vetëvendosje po ndalohenpostblloqe, po arrestohen e po mbahen në burg.

"Kur i ke premtu 340,000 vende të punës e këtë e zëvendëson me dhunë, masa të dhunshme e propagandë, populli të zëvendëson ty. Boll ma", shkruan ai.

Ja postimi i plotë:

Në vitin 1998, Serbia kishte krijuar qeverine e unitetit nacional për tu përballur me luftën në Kosovë. Në atë qeveri u bashkuan Millosheviqi me Sheshelin.

Mjetet kryesore te pushtetit ishin dhuna, frika, propaganda dhe masat e dhunshme.

Pushtetet kur humbin legjitimitetin demokratik fillojne të përdorin këto mjete. Aktivistet e partive opozitare me fokus në VV po ndalohenpostblloqe, po arrestohen në çdo kënd e të tjerët po mbahen në burg.

Propaganda po bëhet e tmerrshme. “Sulme terroriste në vendtubime”, i janë gjetur dinarë aktivistit të VV” janë vetëm disa nga storiet propaganduese që po i ndërtojnë.

Në ndërmarrje publike po shkojnë njerëz duke thënë që prej sotit ata janë drejtorë duke i frikësuar punëtorët.

Kur i ke premtu 340,000 vende të punës e këtë e zëvendëson me dhunë, masa të dhunshme e propagandë, populli të zëvendëson ty. Boll ma. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2015, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori