Ahmeti i dërgon letër Institutit të Shëndetësisë Publike
Procesi mësimor ka rinisur sot në të gjitha institucionet arsimore të Komunës së Prishtinës, me përjashtim të shkollës “Meto Bajraktari”.

Vendimi për rifillimin e mësimit është marrë nga zyrtarët komunal të Prishtinës pasi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik doli me vlerësimin se nafta e përdorur për ngrohje nuk paraqet rrezik për nxënësit.

Ndërkohë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot i ka dërguar një letër Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe kërkon sqarime shtesë lidhur me problematikën e naftës në institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese të Prishtinës. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2014, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori