Ahmeti heq taksën në Stacionin e Autobusave
Pëlqej
Kryetari i komuës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pas marrjes në administrim të plotë të StacionitAutobusëve nga siç ka thënë ai “koalicioni qeverisës”, aksionarët e ri kanë kërkuar nga bordi i ri që të shfuqizohet vendimi për taksen që qytetarët paguanin për të hyrë në stacion e që ka qenë në tri nivele, 0.10, 0.50 dhe 1 euro.

Ahmeti ka thënë se presin që ky vendim të merret në fillim të javës tjetër dhe që duke filluar nga java e ardhshme kjo takse të mos paguhet nga qytetaret.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Pas marrjes në administrim të plotë të StacionitAutobusëve nga koalicioni qeverisës në Prishtinë, aksionarët e ri të StacionitAutobusëve të Prishtinës kanë kërkuar nga bordi i ri që të shfuqizohet vendimi për taksen që qytetarët paguanin për të hyrë në stacion e që ka qenë në tri nivele, 0.10, 0.50 dhe 1 euro.

Presim që ky vendim të merret në fillim të javës tjetër dhe që duke filluar nga java e ardhshme kjo takse të mos paguhet nga qytetaret.

Gjatë javëve në vijim bordi do të merret edhe me adresimin e shumë ankesave për parregullsi në administrimin e StacionitAutobusëve gjatë periudhes kur nuk kemi patur qasje të plotë në dokumentacionin dhe qeverisjen e kësaj ndërmarrjeje publike.
Shtuar më 06/12/2018, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori