Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Ahmeti flet për takimin me Mustafën
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti është takuar sot me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa me ftesë të këtij të fundit.

Shpend Ahmeti pas takimit njëorësh ka treguar se çka u bisedua në takim.

“Takimi me Mustafën ka qenë një takim i frytshëm, por ende nuk kemi vendosur për ndonjë koalicion të mundshëm parazgjedhor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se gjatë takimit janë konsultuar për programet qeverisëse të dy partive.

““Vazhduam me diskutimet dhe konsultat që i kemi zhvilluar më herët për bashkëpunimin në prag të zgjedhjeve dhe i diskutuam temat që janë të rëndësishme edhe për PSD edhe për LDK sa i përket programeve zgjedhore, qeverisëse dhe mund ë them se ishte takim goxha pozitiv në frymë të bashkëpunimit dhe mendoj se po hapet rruga për një bashkëpunim më thelbësor mes PSD dhe LDK”, është shprehur kryetari i PSD-së.

Ai ka thënë se sot këshilli drejtues i PSD-së do të vendosë për një koalicion të mundshëm me AAK-në.

“Sot Këshilli Drejtues i PSD-së do të vendosë nëse do të ketë koalicion me AAK-në”, ka deklaruar Ahmeti.
Shtuar më 19/08/2019, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori