Ahmeti flet për detajet e protestës
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka prezantuar disa detaje që janë parashikuar për protestën e paralajmëruar të 18 prilit, dhe ka bërë të qartë qëndrimin e tri subjekteve politike opozitare në Kosovë rreth gjendjes së krijuar.

Pas takimit me përfaqësues të dy partive tjera opozitare, AAK dhe NISMA, Ahmeti ka theksuar faktin se protesta ka si qëllim kapjen e institucioneve prej politikës. Arsye të tjera të protestës janë dhe çmimi i lartë i energjisë elektrike, "funksionimi" i televizionit publik RTK, “funksionimit” të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë dalje publike nënkryetari i VV ka prezanzuar dhe Marshutën e Protestës, gjithashtu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2015, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori