Ahmeti dhe Limaj udhëtojnë në Bruksel
Bashkëkryesuesit e Ekipit negociator, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj janë duke qëndruar në Bruksel ku do të takohen me ndërmjetësues të Bashkimit Evropian. Sipas PSD’së, në takim do ta informojnë për platformën dhe ligjin për dialogun.

Limaj e Ahmeti kanë udhëtuar dje për në Bruksel, ndërkaq, paraprakisht nuk është bërë ndonjë paralajmërim për këtë takim.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi ka deklaruar se bëhet fjalë për një takim të rregullt.

“Këto janë takime të rregullta konsultative të delegacionit shtetëror me ndërmjetësuesit në BE”, deklaroi Kuçi, duke shtuar se paraprakisht kishin informuar Brukselin mbi platformën dhe ligjin për dialogun për të cilat do të flitet në takim.


Shtuar më 11/03/2019, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori