Ahmeti: BERZH do të financioj Unazën e Qytetit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë i pranishëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor i cili është organizuar nga Banka Evropiane për Rindertim e Zhvillim në Londër.

Ahmet përmes një statusi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se me ekipin e Infrastrukturës Komunale të BERZH-it janë dakorduar për të negociuar financimin e Unazes së qytetit.

Sipas tij, ky projekt kushton mbi 60 milion euro, për të cilën Komuna kërkon kredi me garacion të sovranitetit nga ekzekutivi dhe legjislativi.

Postimi i plotë:

Gjatë Samitit të Ballkanit Perendimor të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim në Londër me ekipin e Infrastrukturës Komunale të BERZH u dakorduam për të negociuar financimin e Unazes së Qytetit. Ky projekt që kushton mbi 60 milion euro nuk mund të financohet nga komuna dhe kërkon kredi me garancion të sovranitetit nga qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ekipet e para teknike pritet të vijnë shumë shpejtë për ta vlerësuar fizibilitetin e rrugës. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2018, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori