AGPK duket se nuk është më funksionale
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës duket se nuk është më funksional, pasi një nga anëtarët ka dhënë dorëheqje, dy anëtarë të tjerë janë në gjendje pasive, një tjetër ka kaluar në institucione, ndërsa një ka marrë lejen e lindjes.

Aty ka mbetur vetëm kryetarja e AGKPS-së, Dona Lluka Gashi, e cila ka kohë që vet funksionon pa mbledhje të anëtarëve të tjerë, njofton RTK.

Në këtë mënyrë AGPK nuk konsiderohet më përfaqësuese e gazetarëve meqë asnjë nga anëtarët nuk është më aktiv. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori