Agjenti i skandalit SHBA- Gjermani ka ndihmuar në ngritjen e AKI në Kosovë
Vijojnë të dalin të tjera fakte lidhur me skandalin e përgjimit të Gjermanisë nga ana e SHBA-së. Personi i arrestuar së fundi si agjent i dyfishtë është ekspert për Ballkanin dhe ka punuar edhe në Kosovë.

Sipas kanalit të dytë të televizionit publik gjerman, ZDF
oficeri K. është një 37 vjeçar nga Dresdeni që duke punuar në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, ka spiunuar për SHBA-të. Për një kohë ai ishte këshilltar i lartë i komandantit të KFOR-it në Kosovë dhe ka qenë i përfshirë në krijimin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), raporton KTV-ja.

Me zyrtarë amerikanë K. është takuar dy herë në vit në Turqi dhe nga ta ka marrë pajisje teknologjike, duke përfshirë lap-topë. Ky person e kishte për detyrë të informojë SHBA-në për hetimet që po bënte një komitet gjerman për pohimet e Snowden se celulari i kancelares Merkel ishte përgjuar nga NSA-ja amerikane.
Shtuar më 12/07/2014, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori