Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Vjosa Osmanit: Na tradhtoi, s’ka kuptim të rrijë në LDK më
Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Vjosa Osmanit: Na tradhtoi, s’ka kuptim të rrijë në LDK më

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka hedhur akuza të rënda ndaj bashkëpartiakës së tij, Vjosa Osmanit, duke thënë se ajo po e tradhëton LDK-në dhe nuk ka kuptim më që të rrijë në LDK.

“Të jesh zyrtare e një subjekti siç është LDK-së, dhe të punoj në një subjekt tjetër nuk është tjetër çka veç se tradhti, nuk ka kuptim më që Vjosa të rri në LDK”, tha ai në Pressing.Kujtojmë se gjatë ditë së sotme, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se partnerët qeverisës LDK-VV, kanë pasur mundësinë të gjejnë zgjidhje të tjera e sidomos në këtë kohë pandemie, sic thotë ajo.

Tutje ajo është shprehur se nuk do ta votojë mocionin duke ftuar deputetët tjerë të mos e votojnë.“Ka pasë hapësirë për të dy partnerët që të gjejnë zgjidhje, që në këtë kohë pandemie tek qytetarët mos të bie edhe barra politike, unë absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion dhe iu bëj thirrje edhe deputetëve të tjerë të mos ta votojnë”.Kryesia e Kuvendit, ka vendosur që nesër të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, seanca do të fillojë në orën 11:00.

Seancën për mocionin e mosbesimit ndaj Kurtit, sonte zyrtarisht e kanë mbështetur ambasadori amerikan, Philip Kosnett, dhe i dërguari special për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Shtuar më 24/03/2020, ora 22:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori