Agim Çeku qytetar nderi i Ajovës
Senati i Ajovës e shpalli Agim Çekun qytetar nderi, për kontributin e tij në forcimin e lidhjeve në mes të Kosovës dhe Ajovës. Ministri i FSK-së Agim Çeku, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime të shumta me personalitetet më të larta të SHBA-s, në Pentagon dhe në Shtetin e Ajovës.


Garda Kombëtare të Ajovës ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me MFSK-në. Ndërsa, sot, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i Shtetit të Ajovës, kanë organizuar pritje për Ministrin Çeku dhe gjeneral Rrahman Ramën.


Ministri i FSK-së, Agim Çeku mbajti një fjalë në Senat, ku foli për partneritetin shtetëror me Gardën Kombëtare të Ajovës.

“Unë do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi dhe e ritheksoj që ne e vlerësojmë shumë mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën. Kjo nuk është e pazakontë për njerëzit e Kosovës që valëvitin flamurin amerikan për të shprehur mirënjohjen e tyre dhe mirënjohja për të gjithë mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për ta”, tha Çeku. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2013, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori