“Agim Ceku krijoi pavarësinë, Thaçi e shpalli atë"
Pëlqej
Në ditën e parë të hapjes së fushatës në Prishtinë, kryetari i PDK'së Hashim Thaçi u shpreh se për Prishtinën europiane do të shërbejë vetëm njeriu me ide europiane e jo njerëzit me mentalitetet të së kaluarës.


Agim Ceku e krijoi pavarësinë, unë e shpalla atë" ui drejtua kryeministri qytetarëve të Prishtinës sot gjatë fushatës.
Ndërsa kandidati për kreun e Prishtinës Agim Ceku tha se është i bindur në fitore. Në fjalën e tij Ceku ka premtuar për shërbime efikase, ndryshime infrastrukturore, zhvillim ekonomik, duke e përmbledhur programin me fjalët shërbim, zhvillim, promovim

“Ne i kemi përmbledhur të gjitha kërkesat e qytetarëve të cilat i kemi mbledhur derë më derë në secilën mënyrë”, është shprehur Ceku.

Para fillimit të tubimit, elektoratin e PDK-së e ka argëtuar këngëtarja, Kaltrina Selimi. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2013, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori