Agim Bahtiri pas votimit: Një ndër proceset zgjedhore më të ndritshme
Kandidati i AKR-së në Mitrovicë, Agim Bahtiri, ka kryer obligimin e tij duke votuar në shkollën "Harun Beka" në Gushac.

Në një prononcim për mediat Bahtiri ka thënë që ky proces është ndër më të mirat.

"Ka qene një ndër proceset me të ndritshme, nuk ka pas asnjë incident më të vogël. Uroj që të gjithë qytetarët të mbajnë këtë rend e të dalin o sot o kurrë që të votojnë më të mirin", deklaroi Agim Bahtri.

Ndërsa lidhur me dy makinat e komunës së Mitrovicës që janë në lëvizje, Bahtiri ka thënë që ato i janë dhënë në huazim KQZ-së. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2017, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori