Afrim Kasolli i Vetëvendosjes, zyrtarisht me PDK-në
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli i është bashkangjitur sot zyrtarisht PDK-së së Hashim Thaçit.

Aderimin në PDK të Kasollit e ka bërë publik Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook.

“Ekipi im çdo ditë po përforcohet me ndërmarrësit, gazetarët dhe ativistët më të shquar të Kosovës. Afrim Kasolli, ish-deputet dhe një aktivist shumëvjeçar i shoqërisë civile ka vendosur të jetë pjesë e Misionit të Ri për Kosovën”, shkroi Thaçi në Facebook.

Thaçi shton më tej se Kasolli ka një reputacion të shkëlqyer dhe se për këtë vlerat që mund të afrojë ai në PDK janë të mëdha. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2014, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori