Afishe për liberalizimin e vizave për Kosovën shpalosen në Parlamentin Evropian
Pëlqej
Brenda sallës së Parlamentit Evropian janë shpalosur gjatë ditës së sotme disa afishe me kërkesë për liberalizimin e vizave.

Anëtarë të shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare, përmes shpalosjes së afisheve, kanë protestuar për mos liberalizmin e vizave për Kosovën.

Në këto afishe është shkruar në gjuhën angleze “Visa Liberazation for Kosovo”, që do të thotë liberalizim të vizave për Kosovën.

Pjesëmarrës në ambientin e PE-së, kanë qenë organizatat: Iniciatica e të Rinjeve për te Drejtat e Njeriut, Këshilli Qendror i Veprimit Rinor, PEN, SHL-Kosova, KYCN. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2017, ora 19:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori