Harroi cigaren ndezur dhe shtëpia i mori flakë, humb jetën e moshuara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr. 9 në Durrës.

Një e moshuar ka mbetur e asfiksuar si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e saj.

Viktima është 75 vjeçarja Dashurie Koçi, jetonte e vetme në banesë. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një cigare e harruar ndezuar nga 75 vjeçarja.

Ngjarja ë rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.


Shtuar 2.06.2020 06:12