Afër është zgjidhja për Kartonin e Gjelbërt
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Qeverinë e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim me përfaqësuesit e lartë të "Uniqua Austria", me të cilët është diskutuar mundësia e mbulimit të Kosovës nga shteti i Austrisë.

Sipas tij, mbulesa nga shteti i Austrisë do të nënkuptonte se qytetarët e Kosovës mund të pajisen me Karton të Gjelbër në Kosovë; e diaspora jonë nuk do të paguante miliona euro sigurim sa herë që vijnë këndej - siç kanë bërë tash e 20 vjet.

“Na konfirmuan gatishmërinë për mbulesë. Aranzhuam një takim të dytë në Vjenë me përfaqësuesit e Byrosë Austriake për të finalizuar këtë bashkëpunim. Në takim isha bashkë me Guvernatorin e Bankës Qendrore - iniciues i takimit; Byronë Kosovare të Sigurimeve dhe përfaqësuesit e Qeverisë”, thotë Abdixhiku.

Ai tutje, ka deklaruar se Komisioni që e udhëheq ka nisur iniciativën e zgjidhjes së këtij problemi shumëvjeçar.


Shtuar më 07/06/2018, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori