Aeroporti i Prishtinës emërohet Adem Jashari
Pëlqej
Qeveria e Kosovës ka dhënë ditën e sotme pëlqimin që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës të emërohet Adem Jashari. Këtë pëlqim Qeveria e Kosovës e dha pas një kërkese të bërë nga Bordi i drejtorëve të aeroportit.

Kryeministri në largim Hashim Thaçi tha se kjo është një ndër mënyrat e nderimit për atë që familja Jashari ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, në këtë mbledhje po ashtu u propozua që autostradës Vërmicë-Merdare t’i vihet emri Ibrahim Rugova. (albeu.com)
Shtuar më 05/11/2010, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori