Aeroporti hapë dyert për punësime politike
Për të pasur një punë duhet të kesh një familjarë tëndin të pushtetshëm, ndryshe mbetesh i papunë. Ndonëse në Kosovë 40% e kosovarëve janë të papunë, ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni dhe kryetari i komunës së Lypjanit, Shukri Buja i kanë rregulluar të afërmit e tyre.

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i pari e ka punësuar djalin, Yll Hysenin, e i dyti gruan Kadrie Buja, pa ndonjë procedurë konkurrimi. Burime të gazetës “Tribuna”, tregojnë se këta nuk janë të afërmit e vetëm të pushtetarëve të punësuar në këtë kompani pas koncesionimit.

“Edhe komandanti i policisë së aeroportit e ka punësuar djalin bashkë me ta. Shumica e punëtorëve të ri janë të lidhur me dikë të fortë. Këta të Limakut të gjitha punësimet janë duke i bërë vetëm me rekomandime te politikës”, tregon një zyrtar i lartë, i afërm me zhvillimet në këtë kompani.

I njëjti tregon se menaxhemnti nga Turqia ka filluar përgatitjet për ë larguar nga puna punëtorët, të cilëve tani u skadojnë kontratat e garantuara dyvjeçare. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2013, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori