Admirali Giampaolo Di Paola viziton nesër Kosovën
Komiteti Ushtarak i NATO-s, i udhëhequr nga admirali Giampaolo">Giampaolo Di Paola">Paola, do të vizitojë nesër Kosovën.

Sipas njoftimit të lëshuar nga KFOR-i, Komiteti Ushtarak i NATO-s do të vizitojë Termocentralin e Korporatës Energjetike të Kosovës në Obiliq, Manastirin e Deviqit dhe Shtabin e Grupit Luftues Shumëkombësh Veri në Novosellë.

Pas këtyre vizitave admirali Di Paola">Paola, komandanti i Forcave të Përbashkëta të Komandës në Napoli, admirali Mark Fitzgerald dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Erhard Bühler do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Shtuar më 27/09/2010, ora 00:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori