Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare,
Adem Demaçi pati deklaruar se Tribunali është një turp për Kosovën dhe se nuk duhet lejuar.
Ai pati thënë se krijimi i një Gjykate Speciale në Kosovë është dëshmi e shtrirjes së falangave ndërkombëtare serbe në territorin e Kosovës.
Gjithashtu, Demaçi tha se shqiptarët kanë derdhur
gjak për liri dhe mbi këtë
gjak nuk mund të gjykohet.
Mirëpo, për këtë deklaratë ka reaguar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arsim Rexhepi.
Ai thotë se
Adem Demaçi
thjesht vëzhgon situatën, ndërsa
barra e vërtetë për këtë nismë i bie veçse kryeministrt Thaçi.
“
Adem Demaçi është vëzhgues, kurse, Hashim Thaçi është politikbërësi i vetëm në Kosovë.
Barra që bie mbi kryeministrin aktual është padyshim më e madhja, e vetmja, dhe i takon atij, si e vetmja instancë e aftë të ballafaqohet me një gjendje si kjo me gjykatën speciale, që ti çojë proceset përpara”, ka thënë Rexhepi. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2014,
ora 16:56