Adem Demaçi: Kthese historike per shqiptaret
Pëlqej
Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi e ka vlerësuar si mjaft pozitive Konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Demaçi vleresoi se kjo konferencë është pikë kthese për shqiptarët dhe historike, pasi që po biem në duart e një politike që kërkon të bëjë vërtetë shtet dhe të ketë demokraci.

"Me të vërtetë kjo është një datë historike sepse po bëhet një kthesë e madhe në historinë edhe të Evropës ndaj shqiptarëve edhe të shqiptarëve në Evropë, të cilët janë munduar aq shumë për Evropën, e cila nuk dëshironte t’i shpërblejë si duhet shqiptarët gjatë historisë”, ka deklaruar Demaçi për "Epoka e Re".

Adem Demaçi më tej ka shtuar se Gjermania dhe Evropa e kanë kuptuar se shqiptarët janë faktor me shumë rëndësi në rajon.

“Kësaj herë Evropa, në krye me Gjermaninë, e kanë kuptuar se duhet t’i faktorizojnë shqiptarët, e jo sikur deri më tani që i kanë defaktorizuar për llogari të fqinjëve tanë, të cilët na kanë marrë toka dhe na kanë pushtuar. Kështu që, në këtë drejtim është një hap i madh që është duke e bërë zonja Merkel, të cilën unë e quaj engjëllushja e Evropës, e cila është duke dëshiruar ta qetësojë Ballkanin njëherë e përgjithmonë. Moszgjidhja e problemit të shqiptarëve në mënyrë të drejtë, faktikisht e ka mbajtur Ballkanin në një padrejtësi. Prandaj, janë bërë edhe lufta të padrejta dhe bota është detyruar të intervenojë”, është shprehur Demaçi. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori