Abuzuesit e votave do të ndëshkohen
Prokuroria e shtetit vazhdon të zotohet se do të ndëshkohen të gjithë abuzuesit e votave. Organet e akuzës dhe segmentet e tjera të rendit dhe ligjit kanë garantuar se ky proces zgjedhor nuk do të lejohet të abuzohet.


Pavarësisht se niveli abuzimeve me vota nga proceset e kaluara zgjedhore nuk vlerësohet të jetë ndëshkuar në përmasën e duhur, organet e prokurorisë dhe gjyqësorit konsiderojnë se në këtë proces zgjedhor kanë rol më proaktiv se kurrë. Ata në një debat mbi drejtësinë në Zgjedhje të Institutit për Drejtësi kanë folur për plane e strategji që do të jenë pengesë për abuzime të mundshme me procesin zgjedhor, transmeton RTK.


Laura Pula, koordinatore për zgjedhjet nga Prokuroria e Shtetit, është zotuar se asnjë abuzues direkt apo indirekt nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit.
“Këtë herë nuk do të dënohen vetëm komisionarët, por i gjithë stafi që gjendet në qendrat e votimit dhe nuk raportojnë do të jenë nën llupën e policisë dhe prokurorisë”, ka thënë Pula.Ndërsa, kreu i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, ka thënë për Radio Kosovën se vota e qytetarit do të jetë e garantuar.
Prokuroria dhe policia kanë marrë për obligim të mbrojnë votën e qytetarëve dhe kësaj here nuk do të jetë si më parë”, ka thënë Beka. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2013, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori