Thaçi shkarkon zv/ministrin e Drejtësisë
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi pritet që këtë javë të shkarkojë nga detyra zëvendësministrin e Drejtësisë, Daut Xhemajlin, në të njëjtën kohë edhe kryetar i degës së PDK-së në Viti.

Vendimi është marrë pas ngritjes së aktakuzës së dytë nga Prokuroria Themelore e Gjilanit. “Veriu.info” shkruan se lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i kabinetit të kryeministrit.

“Xhemajli akuzohet për keqpërdorim detyre, ndaj dhe kryeministri është i detyruar të marrë një vendim të tillë. Kështu veproi edhe në rastin e Ramadan Gashit, që në qershor u shkarkua nga po e njëjta pozitë, për të njëjtat akuza”,-ka thënë zyrtari në fjalë në kushte anonimiteti.
Shtuar më 01/10/2013, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori