Abrashi: I kemi siguruar votat për Qeverinë Hoti
Pas mbledhjes së kryesisë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Gazmend Abrashi, ka thënë se është dakord për koalicion mes LDK dhe AAK me mandatarin Avdullah Hoti.

Abrashi tha se kanë siguruar votat për votimin e qeverisë së re.

“Nuk ka asnjë dilemë që votat për Qeverinë Hoti i kemi siguruar, presim t’i përfundojmë të gjitha proceduarat e nevojshme dhe shumë shpejt do të ftohet mbledhja në Kuvendin e Kosovës ku ne do të votojmë mandatarin e ri dhe Qeverinë e re të gjitha votat i kemi dhe vetëm presim të caktojnë datën kur të mbahet seanca”, deklaroi ai para mediave.

Abrashi theksoi se katër ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit të parë do t’i takojnë AAK-së.

“Emrat e propozuar nga Aleanca dhe të dakorduar besoj se këta emra duhet t’i konfirmoj kryeministri por në parim jemi marrë veshë që zëvendëskryeministri i parë është Besnik Tahiri, në ministrinë e Punëve të Jashtme është Meliza Haradinaj, ministrinë e Arsimit, Ramë Likaj, Selim Selimi ministrinë e Drejtësisë dhe Blerim Kuqi ministrinë e Ekonomisë”, shtoi ai.

Ndryshe, LDK ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve do t’i finalizojë marrëveshjet me partitë të cilat po synon ta formojë Qeverinë.
Shtuar më 29/04/2020, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori