Abrashi dhe Çelaj bëjnë marrëveshje të fshehtë
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë arritur marrëveshje koalicioni për ta përkrahur njëra-tjetrën në zgjedhjet e 22 tetorit.

Këto dy parti politike janë dakorduar që ta përkrahin njëra-tjetërën në këto zgjedhje në Prishtinë.

Marrëveshja e arritur thotë se PDK do ta përkrah LDK-në në Prishtinë nëse kjo e fundit shkon në balotazh me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Shpend Ahmetin.

Gazeta NewBorn nga burime të sigurta por anonime mëson qëllimi i marrëveshjes është rrëzimi i Shpend Ahmetit nga pushteti dhe ardhja e Arban Abrashit ose Lirak Çelajt në vend të tij.

Për shkak të ndjeshmerisë dhe frikës të hubjes së votave marrëveshja do të bëhet publike pas 22 tetorit.
Shtuar më 23/09/2017, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori