Abdixhiku: Marrëveshja u arrit mbi propozimin e LDK-së
Marrëveshja për ta votuar Demarkacionin është arritur mbi propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën.

Kështu mendon deputeti i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili ka shkruar një status në Facebook për këtë çështje.

“Arritja e marrëveshjes mbi propozimin e LDK-së është lajm i mirë për Kosovën”, shkruan Abdixhiku.

“Është fund i viteve të humbura pakuptim, e fillim i mundësisë për lëvizje të lirë. Republika fiton sot. Një falënderim të veçantë gjithë qytetarëve që na mbështetën në vazhdimësi”. ka shtuar ai.
Shtuar më 24/02/2018, ora 15:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori