Abdixhiku ia thotë shkurt e shqip Lutfi Hazirit: Nuk i heq asnjë fjalë
Deputeti, Lumir Abdixhiku i ka reaguar matur Nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha një ditë më parë se deputetët e partisë së tij s’duhet të kërkojnë ndihmë te partitë tjera për ta rrëzuar Qeverinë e ndalur Presidentin në dialogun me Serbinë.

Pavarësisht kësaj deklarate, Abdixhiku ka thënë se reagimit të tij nuk ia heq asnjë fjalë.

“Nuk i heq e nuk i shtoj asnjë fjalë deklaratës sime. E përsëris, Hashim Thaçi nuk e ka mbështetjen tonë; Qeveria duhet rrëzuar; e LDK si partia më e madhe në vend duhet dhe do të jetë në krye të dy proceseve politike”, shprehet Abdixhiku.


Shtuar më 01/07/2018, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori