Gjeti saktë numrat fitues të biletës “Mega Millions”, do të marrë 1.58 miliard dollarë

“Mega Millions” në SHBA tashmë ka një fitues, i cili ka arritur të gjejë 6 numrat fitues si dhe atë të xhekpotit.

Fituesi i biletës “Mega Millions” do të marrë 1.58 miliardë dollarë. Bileta është shitur në Florida. Sipas ligjeve të Floridës cdo person që fton më shumë se 250 mijë dollarë brenda 90 ditësh ccdo e dhënë e tj do të mbahet sekret.

Numrat fitues ishin 13, 19, 20, 32, 33 dhe një “mega top” ari 14.

Pagesa e plotë prej 1.58 miliardë dollarësh është në dispozicion për fituesit që zgjedhin një pension vjetor, që do të thotë se paratë shpërndahen gjatë rrjedhës së 30 viteve.

Fituesit që kërkojnë fitimet e tyre në një shumë të vetme do të marrin rreth 783 milion dollarë. Paratë i nënshtrohen taksave federale dhe taksave shtetërore në shumë pjesë të SHBA.

Çmimi është ndër më të mëdhenjtë e parë në historinë e SHBA.

Në nëntor, një biletë fituese e Poëerball-it e shitur në qytetin e Altadenës pranë Los Anxhelosit i dha një banori vendas një çmim rekord prej 2.04 miliardë dollarësh.

Një tjetër çmim prej 1.586 miliardë dollarësh u nda midis tre fituesve në Kaliforni, Florida dhe Tenesi në janar 2016.

Biletat e Mega Millions – të cilat shiten për 2 dollarë – janë të disponueshme në 45 shtete të SHBA, Uashington DC dhe Ishujt e Virgjër të SHBA.


Shtuar 9.08.2023 20:21