Abazi: Thaçi po e përdor Mustafën për të përçarë shtetin e Kosovës dhe ndarë LDK-në
Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se po e përdor kreun e LDK-së, Isa Mustafën për të ndarë këtë parti dhe për të luftuar shtetin e Kosovës.

Abazi ka shkruar se Thaçi, para dhe pas luftës, i ka përdorur shokët e tij për të përçarë e luftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Abazit, ata që janë në listën e zezë të Amerikës nuk përbëjnë interesin e qytetarëve.

“Para dhe gjatë luftës, Thaçi ka përdorur shokët e tij për të përçarë e luftuar LDK, tani po e përdorë Mustafën për të përçarë e luftuar kushtetutshmërinë dhe shtetin e Kosovës dhe ndarë LDK. Ata që janë në listën e zezë të Amerikës dhe që kanë probleme me ligjin dhe kushtetutën e Kosovës nuk përbëjnë interesin e qytetarëve, e as nuk i kontribuojnë demokracisë dhe marrëdhënieve me shtetet demokratike. Pyetjet e Thaçit nuk zëvendësojnë qëndrimin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 Tetorit dhe gjithashtu edhe nuk mbulojnë shkeljen e Kushtetutës”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Shtuar më 22/04/2020, ora 17:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori