Abazi: Arrestimet, si nëpër filma
Pëlqej
Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Haki Abazi ka komentuar arrestimet e kryera nga policia, për personat që kanë luftuar në Siri dhe në Irak.

Ai tha se arrestimet u shoqëruan me spektakël, njëlloj si nëpër filma e ku regjisorët kryesorë ishin Hashim Thaçi dhe Atifete Jahjaga.

“Ky stigmatizim është një ndarje tjetër dhe fragmentim edhe përbrenda komunitetit mysliman në Kosovë dhe alibi për të ushqyer urrejtje ndërfetare që nuk është pjesë e traditës dhe historisë sonë”, ka thënë Abazi për Telegrafin.

Haki Abazi vlerëson se personat duhet të ishin ftuar individualisht, të intervistoheshin dhe nëse kanë kryer veprime të jashtëligjshme të dënohen, e në asnjë mënyrë në formë tjetër. /albeu.com/

Shtuar më 20/08/2014, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori