AAK zëvendëson tre kandidatët që kishin probleme me ligjin, kush janë emrat e rinj
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pas mos certifikimit të listës nga ana e KQZ-së, ka marrë vendim që t’i zëvendësoj emrat e tre kandidatëve për deputetë nga radhët e tyre që kishin probleme me ligjin.

Sipas Telegrafit, emrat që janë zëvendësuar janë: Gani Dreshaj, zëvendësohet me kandidatin Bashkim Kaliqanaj, Shqipe Kastrati, zëvendësohet me kandidaten Albana Kastrati, dhe Rrahim Ajeti zëvendësohet me kandidaten Amire Ajeti.

Theksojmë se të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të gjashtë subjekteve politike, në mesin e tyre edhe listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

Ndryshe, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), janë dorëzuar nëntë apele nga partitë e ndryshme politike. Shumica e këtyre ankesave kanë të bëjnë me mos-certifikimin e kandidatëve në listat zgjedhore, për kandidatë për deputetë.

Ankesa në PZAP, kanë dorëzuar edhe LVV dhe AAK, ndërkaq PZAP pritet që sot të publikoj vendimin rreth këtyre ankesave.
Shtuar më 26/01/2021, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori