AAK: Urgjentisht të zbardhet incidenti në Gorazhdec
Incidentin e sotëm në fshatin Gorazhdec të Pejës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cilëson si një incident të rëndë dhe shumë i dyshimtë, që ndodh në një moment tepër të ndjeshëm.

"Pa dashur të paragjykojmë se kush mund të qëndrojë pas këtij incidenti, ai është bërë me qëllim të ndaljes së procesit të integrimit të pakicave në sistemin e Kosovës, një shembull i mirë i të cilit ka qenë edhe vetë Gorazhdeci. U bëjmë me dije të gjithë atyre që bëjnë kalukulime politike, se sulmet e tilla nuk do të mund t’i minojnë përpjekjet tona që serbët e Kosovës të jenë qytetarë të lirë e të barabartë me gjithë të tjerët, e as përcaktimin tonë se në asnjë situatë nuk do të pranohet rikthimi i ndikimit të shtetit të Serbisë në Kosovë. Kërkojmë që organet e rendit të bëjnë të pamundurën që ta zbardhin incidentin e fshatit Gorazhdec dhe ta njoftojnë opinionin publik se kush qëndron prapa skenarëve të tillë", thuhet në reagimin e AAK-së. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2015, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori