Napoli dhuron show, Atl Madrid rrezikon kualifikimin

Napoli i çudive vazhdon të mahnitë në Europë, ku ka regjistruar një tjetër fitore spektakolare në Ligën e Kampioneve përballë Ajaksit duke siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të turneut.

Skuadra italiane ka fituar me shifrat 4-2 në një duel të kontrolluar plotësisht dhe ku shënuan thuajse të gjithë protagonistët e sulmit duke filluar nga Lozano, për të vazhduar me Raspadori, Kvaratskhelia e Osimhen. Një provë mbresëlënëse e italianëve të cilët fundosën Ajaksin që tashmë rrezikon t’i japë lamtumirën Ligës së Kampioneve pas një edicioni për t’u harruar. SHIKO GOLAT E NAPOLIT

Ndërkohë, në Grupin B vazhdon magjia e Klyb Bryzh të cilit i mjafton që ndeshja e sotme mes Portos e Bajer Leverkusen të mos ndahet në barazim për të festuar kalimin në turin tjetër. Skuadra belge regjistroi një barazim pa gola në fushën e Atletiko Madrid duke ruajtur portën të paprekur për ndeshjen e katërt radhazi.


Shtuar 12.10.2022 20:56