Aleanca për Ardhmërinë e
Kosovës ka vlerësuar se nuk ka qenë aspak e lehtë që të mbërrihet në këtë pikë dhe në këto çaste vendimtare sa i përket Demarkacionit, duke thënë se kontributi i të gjithëve është i domosdoshëm.
Ata kanë shprehur besimin se
projektligji i
propozuar nga
Qeveria është bazë e mirë ligjore njëherësh garantues për shënjimin korrekt të kufirit me Malin e Zi .
AAK beson se nuk duhet të lëshohet, siç thanë ata, momentumi i krijuar dhe iu bënë thirrje deputetëve të Kuvendit të
Kosovës që të mërkurën e ardhshme ta miratojnë projektligjin e
propozuar nga
Qeveria.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë nga AAK:
AAK, vlerëson se
Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, është rezultat i një pune të madhe dhe përpjekjeve të vazhdueshme të spektrit politik e të partnerëve ndërkombëtarë! Nuk ka qenë aspak e lehtë që të mbërrihet deri në këtë pikë dhe në këto çaste vendimtare, është i domosdoshëm kontributi i të gjithëve.
AAK, beson se
projektligji i
propozuar nga
Qeveria është bazë e mirë ligjore, e cila garanton shënjim korrekt të kufirit me fqiun tonë Malin e Zi, qasja e të cilit duhet vlerësuar poashtu.
Ky projekligj, njëkohësisht është në interes të qytetarëve, lirisë së tyre të lëvizjes, por edhe të rrugëtimit të
Kosovës e të Malit të Zi drejt BE-së!
Prandaj ne besojmë fuqishëm se nuk do të lëshohet momentumi i krijuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të
Kosovës, që të mërkurën që vjen, me votën e tyre ta miratojnë projektligjin e
propozuar nga
Qeveria dhe t’i japin një shansë Vendit duke e ruajtur njëkohësisht, çdo metër të territorit të vet. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2018,
ora 18:42