AAK sulmon rëndë LDK-në, ia thotë të zezat
AAK –Dega në Pejë ka drejtuar akuza ndaj kryetarit të komunës, Gazmend Muhaxheri, duke ia numëruar siç thotë ky subjekt, edhe një tjetër dështim të radhës, të cilin AAK e quan ndërtim i fushatësklanit Muhaxheri, për të mbledhur një grusht votash në zgjedhjet lokale.

Reagimi i AAK-së ka të bëjë me sheshin ‘Jusuf Gërvalla’ në qytet, i cili është rrethuar me shiritë rreziku, si pasojë e rrezikshmërisë për lëvizjen qytetare për shkak të materilait jo të duhur të shtrimit të tij.

Ky projekt ishte ndërtuar nga qeverisja e Gazmend Muhaxherit në kohën e fushatës lokale zgjedhore, për çfarë AAK kujton se kishte reaguar edhe gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.

Reagimi i plotë i AAK-së, dega në Pejë:

“Dështimet e ndërtimeve të fushatësklanit Muhaxheri. Rreshjet dhe ngricat këto ditë kanë nxjerrë në pah edhe një tjetër dështim të radhës së ndërtimeve për vota, të klanit të kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri. Sheshi i improvizuar ‘Jusuf Gërvalla’ që ndodhet pranë Teatrit profesionist ‘Istref Begolli’, tashmë është bllokuar me shiritët e rrezikut, si pasojë e mos përshtatshmërisë dhe mosplanifikimit të materialit rrezitent ndaj rreshjeve dhe ngricave. Bllokimi nga ana e komunës ka ardhur pas lëndimit të disa qytetarëve në lëvizje. AAK-Dega në Pejë, kujton se ky shesh ishte improvizuar së ‘ndërtuari’ në kohën e fushatës lokale zgjedhore në Pejë, vetëm sa për interesa të klanit të ngushtë Muhaxheri, në mënyrë që ti sillte një grusht votash në favor të këtij të fundit, për çka ne subjekt politik, kishim reaguar disa herë edhe gjatë kohës e punimeve.”-thuhet në reagimin e AAK-së së Pejës.
Shtuar më 03/03/2018, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori