AAK sqaron “spekulimin” me videon e Haradinajt (VIDEO)
AAK-së akuzon mediat se po spekulojnë me një intervistë të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhënë kohë më parë.

"Kryetari Haradinaj edhe një herë deklaron se orientimi dhe interesat tona kombëtare janë dhe kanë qenë gjithmonë në plan të parë, gjithnjë duke respektuar të gritha besimet fetare në vendin tonë",-thotë njoftimi.

Në internet dhe portale është duke qarkulluar një video, ku Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, flet në gjuhën angleze lidhur me fenë në vendin tonë.

"Me gjenerata familja ime kemi qenë shqiptar katolik. Unë nuk e di pse jam mysliman. Unë nuk kam qenë në xhami, as për lutje as për asgjë tjetër", thotë pos tjerash, Haradinaj në këtë video. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2013, ora 19:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori