AAK shpreson në protestë pa incidente
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me vëmendje po i përcjellë zhvillimet e sotme, gjatë mbajtjes së protestës së paralajmëruar në dy pikat kufitare, te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.

AAK shpreson që protesta, si e drejtë e patjetërsueshme qytetare, të jetë e qetë dhe pa incidente. Në të njëjtën kohë, shpreson që sot të mos përsëriten, si në javë e kaluar, skenat e njëjta të dhunës mbi protestuesit, të cilët janë qytetarë të Kosovës.

AAK konsideron se vendimet e dala nga institucionet tona duhet të implementohen, po ashtu, nga institucionet e Kosovës dhe brenda tyre, sepse ato janë të obliguara për këtë.

Shtuar më 22/01/2012, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori