AAK sfidon me një Arbër për Prishtinën
Pëlqej
Dega e AAK-së për Prishtinën ka vendosur që të kandidojë me Arbër Vllahiun për kreun e komunës.

Vetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur me vlerësime për të duke theksuar se Arbri unifikon vlerat e lidershipit, përcjell Albeu.com.

"Procesin për me marrë përgjegjësi ekzistojnë momente të veçanta. Njëri nga momentet e veçanta në proces të marrjes së përgjegjësive është nominimi për marrje të përgjegjësisë në komunën ku jeton por bëhet më e veçantë kur bëhet fjalë për kryeqytetin e vendit. Arbëri unifikon vleralidershipit, të një mendimtari dhe atij që mundet që ato mendime me i kthy në plan. Ai ka vlera intelektuale që janë të nevojshme dhe të veçuara për secilin që përfaqëson vendin. Çdo qytetar i Prishtinës me Arbrin do ta gjente veten e vet"., - tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori