AAK: Qeveria po bën masakër me tokën bujqësore
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës,AAK ka bërë apel ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj apo ndotjen nga industritë kimike.

Kryetari i Departamentit për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural të AAK-së Imer Rusinonci ia bënë me dije Qeverisë së Kosovës se Dita e Tokës, përkatësisht 22 Prilli, është një ditë për të rikujtuar tokën që të kujdesemi për të.

”Kujdesi ndaj tokës duhet të jetë shumëdimensional, nga mbrojtja, përdorimi dhe rikthimi në përdorim. Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, ua rikujton faktin se Toka është një mjet që prodhon vazhdimisht dhe mjafton që atë ta mirëmbajmë dhe kultivojmë”.

Për AAK-në, ruajtja e tokës është problem strategjik, për arsye se fondi i tokës është i kufizuar, madje edhe në nivel planetar, për ç’gjë toka duhet të shfrytëzohet racionalisht, të mbrohet maksimalisht dhe, nga aspekti ligjor, të trajtohet posaçërisht. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2012, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori