AAK publikon listën, ndërsa PDK marrëveshje me PSHDK
Pëlqej
Në dhjetëshen e parë të kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e ardhshme te publikuar sot nder te tjera jane edhe emrat me te njohur te politikes kosovare si Ramush Haradinaj, Ukë Rugova, Blerim Shala, Ardian Gjini, Bujar Bukoshi etj.

Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës kanë arritur marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit. PDK dhe PSHDK të enjten pasdite janë marrë vesh që të paraqiten së bashku në zgjedhje, në një listë zgjedhore.

Të dyja partitë do ta organizojnë bashkërisht fushatën zgjedhore duke ruajtur identitetin partiak, po ashtu ato do të jenë në një grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i PSHDK-së, Marjan Demaj
Shtuar më 11/11/2010, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori