AAK pro dialogut me PDK
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka ndarë tashmë rrugët me dy partitë e tjera opozitare LDK dhe Vetëvendosje. Partia e Ramush Haradinajt, do të jetë pjesë e pajtueshmërisë për dialogun me Serbinë, ndërkohë që pret shpalljen e vendimit nga Tribunali i Hagës për pafajësinë e liderit të saj, për ti hapur rrugë më pas bashkëpunimit me PDK-në.

Blerim Shala, nënkryetar i AAK-së në një intervistë për “Koha Ditore” ka shpalosur platformën që duhet ta ketë pala kosovare në dialogun me Serbinë. Sipas tij, për serbët e veriut mund të pranohen garanci shtesë, por jo edhe të drejta përtej pakos së Ahtisaarit. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2012, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori