Partitë
politike kanë nisur t’i bëjnë matematikat e tyre sa i përket garës së ardhshme zgjedhore. Disa prej tyre tashmë kanë shfaqur publikisht parapëlqimet për koalicionet e
mundshme parazgjedhore, shkruan gazeta "Zëri".
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet
Isufi, ka thënë se aktualisht ky subjekt mendon që të hyjë i vetëm në procesin zgjedhor, mirëpo ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që AAK-ja të garojë në zgjedhje duke bashkëpunuar edhe me ndonjë
parti tjetër
politike. Në këtë drejtim, si të
mundshme për një koalicion eventual
Isufi ka përmendur NISMA-n dhe PSD-në.
“Kemi deklaruar se kemi pasur një koalicion edhe parazgjedhor edhe gjatë qeverisjes me Nismën. Po ashtu me PSD-në kemi pasur bashkëpunime të mira sa i përket angazhimit të drejtpërdrejtë në Parlamentin e Kosovës për t’i votuar disa ligje të rëndësishme. Kjo bën që të këtë një afrim në mes këtyre subjekteve”, ka deklaruar ai.
I pyetur rreth një koalicioni të mundshëm me PDK-në,
parti me të cilën AAK-ja ka bashkëqeverisur dy vjetët e fundit,
Isufi ka thënë se një gjë e tillë ka shumë pak gjasa të ndodhë. “Ne kemi thënë se nuk kemi vija të kuqe për asnjë
parti, por megjithatë ka dallime sa i përket distancës mes subjekteve
politike dhe pak është e
mundshme që të ndodhë një gjë e tillë”, ka vijuar deputeti i AAK-së.
Shtuar më 06/08/2019,
ora 11:00