E RËNDË/ U rrëzua në shkallët e Kuzum Babas-së, ndërron jetë 40-vjeçari në Vlorë (FOTO LAJM)

Një person ka humbur jetën në Vlorë, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure në shkallët e Kuzum Baba-së.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa po punohet për identifikimin e personit që ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Iformacion paraprak

Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/