AAK: Objektivi ynë, zhvillimi dinamik i vendit
Pëlqej
Alanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), thonë se kjo parti po hynë në zgjedhjet parlamentare e përgatitur plotësisht për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të ndërtuar një Qeveri e cila objektiv të vet ka zhvillimin dinamik dhe të qëndrueshëm të vendit.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi në një konferencë për media se kjo parti ka përgatitur programin e vet qeverisës, të cilin do ta prezantojë së shpejti. “Në programin tonë kanë punuar ekspertët më të mirë që i ka Aleanca, në konsultime të vazhdueshme me ekspert të pavarur vendor dhe ndërkombëtarë, si dhe me qytetarët e Kosovës në të gjitha anët”, tha Tahiri. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010, ora 20:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori