AAK-NISMA: Do godasim koalicionin qeverisës
Përfaqësuesit e koalicionit parazgjedhor AAK-NISMA, kanë bërë me dije se në zgjedhjet e parakohshme do të kenë rezultat tejet të mirë, pasi forca e bashkuar mes këtyre dy partive, ka si synim të godasë ashpër koalicionin qeverisës PDK-LDK.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Dushica-Bajrami, ka vlerësuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje te parakohshme dhe se NISMA e ka kërkuar një gjë të tillë kohë më parë.

"Nisma për Kosovën ka kërkuar zgjedhje të parakohshme që nga dhjetori i 2015, pra që nga momenti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin, vendim që e dëshmoi se z.Mustafa ka bërë shkelje të aktit më të lartë të shtetit", ka thënë ajo për "Zëri.info".

Ajo më tej, ka thënë se Nisma do ta godasë koalicionin qeverisës, ashtu si e goditur PDK-në në Drenas.

"Se sa jemi të përgatitur ne, unë mund t'iu them se Nisma për Kosovën ashtu siç e dërgoi në balotazh PDK-në në Drenas, ashtu fuqishëm do t'iu japim goditje si në nivel lokal ashtu edhe atë nacional, partive që tash po qeverisin", ka shtuar ajo.

Ndërkohë, tashmë të gjitha partitë janë shprehur të gatshme për zgjedhje, pavarësisht se ato në pushtet, ende nuk janë deklaruar se vendi do te shkojë në zgjedhje të parakohshme.

"Natyrisht presim fitore ngase përkrahjen që po e vërejmë tek qytetarët është mjaft bindëse, dhe se ky është koalicioni që do të jetë faktikisht interes i qytetarëve,duke drejtuar vendin në mënyrë të përgjegjshme dhe duke qenë llogaridhënës siç nuk ka ndodhur deri më tani", ka përfunduar Haxhiu. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2017, ora 08:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori