AAK në përkrahje të tregut dhe të produkteve vendore
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar sot fabrikën e përpunimit të qumështit “Bylmeti”, në Miradi të Epërme të Fushë-Kosovës.


Nël takimin me drejtuesit e kesaj fabrike, Haradinaj u shpreh me këtë rast, për mbështetje të parezervë për prodhuesit vendorë dhe për mundësinë që përmes mbështetjes së prodhimit vendor, të nxitet edhe krijimi i vendeve të reja të punës.

“Qeveria e Kosovës duhet të dizajnojë politika që e inkurajojne dhe elehtësojnë funksionimin e prodhuesve vendorë. Personalisht dhe si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, jemi duke punuar me përkushtim dhe angazhim në lehtësimin e veprimtarisë së prodhuesve vendorë dhe në përkrahje dhe mbrojtje të tregut dhe të produkteve vendore”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Vizita e sotme u zhvillua në kuadër të vizitave të kryetarit Haradinaj në bizneset private të Kosovës dhe krahas punës në dizajnimin e politikave programore të AAK-së për qeverisjen e ardhshme të vendit. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2013, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori