AAK: Mimozë, mos fluturo por ec për tokë
Pëlqej
AAK, dega e Gjakovës ka reaguar sot për punën e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Në një komunikatë për media, AAK thekson se të arsyetosh mospunën dhe mossukseset e qeverisjes për 200 ditë, me luftën e fundit që ndodhi 15 vite me parë, është nënçmim për qytetarët.

“Nuk guxojmë të vazhdojmë vajin për atë që ka ndodhur, edhe pse është shumë e dhimbshme. Duhet të punojmë ngase koha nuk kthehet mbrapa, duhet ti kthehemi punës pasi që janë dhënë shumë premtime, e asnjë i vetëm nuk është i jetësuar”, thuhet në komunikatën e AAK-së.


Sipas degës së kësaj partie në Gjakovë, Mimoza Kusari-Lila kishte shkruar se do ta kthente Gjakovën “Kampion siç ishte dikur”, por me sjelljet e saja ‘skizofrene’, për 200 ditë Gjakovën e kthej në gjendje “kome” dhe paralizoj zhvillimin e qytetit si në kohën regjimit, duke lëshuar urdhra të ngjashëm me ata të viteve 90-ta, duke i ndërprerë të gjitha punimet, duke mos i kryer obligimet ndaj operatorëve ekonomik, duke suspenduar punëtorë të administratës komunale, duke mbyllur dhunshëm Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, duke përhapur frymën e urrejtjes, duke instaluar barrikada pranë zyrave të saj, e shumë e shumë veprime tjera të papranueshme.
Shtuar më 23/08/2014, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori