AAK merr drejtimin e Telekomit, ky është drejtori i ri
Pëlqej
Bordi i TelekomitKosovës ka zgjedhur të enjten për drejtor ekzekutiv të TelekomitKosovës, Gent Begollin.

Zgjedhjen e Begollit në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit e ka konfirmuar për Telegrafin, kryesuesja e Bordit të TelekomitKosovës, Besa Shatri Berisha.

“Të enjten Gent Begolli është zgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të TelekomitKosovës”, tha Shatri-Berisha për Telegrafin. Begolli pozitën e kryeshefitTelekomit pritet ta fillojë më 29 qershor, pas kalimit të afatit të ankesave.

Ndryshe, Gent Begolli vjen nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.

Ai ishte drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës në mandatin e kaluar të Shpend Ahmetit.


Shtuar më 22/06/2018, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori