AAK: Më shumë punë për reformën
Anëtar i KQZ-së nga radhët e AAK-së, Binak Vishaj, bënë thirrje që të punohet më shumë nga ana e liderëve politik sa i përket reformes zgjedhore, duke kërkuar kohë për implementimin e këtyre ndryshimeve.

Ai ka thënë për Indeksonline se liderët politik duhet t’i përafrojnë qëndrimet e tyre pasi që koha për shpalljen e zgjedhjeve po ofrohet.

Vishaj, vlerëson se KQZ është e gatshme që të organizojë zgjedhje lokale në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por sa i përket veriut shprehen të rezervur, pasi që sipas tyre, fillimisht duhet të shihet plani i implementimit të marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm që të organizojë zgjedhje në tërë territorin e Republikes së Kosovës, sa ju përket zgjedhjeve në veri nuk guxojmë të flasim, derisa të dihet plani i implementimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Atëherë kur të shihet plani ne do të mund të konstatojmë se cili do të jetë roli i KQZ-së”.

Vishaj, konsideron se çështja e reformës zgjedhore duhet të kthehet në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht diskutimeve të deritanishme.

Sipas tij, është e vështitë që brenda një kohë shumë të shkurtët të bëhet implementimi i ndryshimeve, andaj doemos duhet të zhvillohet një debat në Parlamentin e Kosovës.

“Mendoj se duhet t’i jepet një prioritet apo një urgjencë më e theksuar sa i përket reformës zgjedhore. Lidferët politik duhet t’i përafrojnë qëndrimet e tyre. Ne si KQZ t’i implementojmë trupat tonë lokal dhe mekanizmat tonë zgjedhor. Jemi shumë afër kur Presidentja e vendir do të duhet t’i shpallte zgjedhjet.

Vishaj, vlerëson se përbërja e re e KQZ-së mund të jetë më sfiduese.

“ Konsideroj se përbërja e re është më sfiduese, është një detaj tek përfaqësimi i grupeve parlamentare. KQZ ka gjithsej 10 anëtare, dy prej subjektit i cili ka besimin më të madh të qytetarëve, subjektet tjera me nga 1 anëtarë, dhe katër nga partitë minoritare Këtu duhet të shihet ndryshimi, të përafrohen me një anëtarë të KQZ-së, dhe t’i përfaqësojne të gjitha partitë minoritare”, ka theksuar Vishaj. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2013, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori